Përpara se Dua Lipa të fillonte karrierën si këngëtare, thuhej se ajo dhe Ledri Vula ishin në një lidhje romantike. Pas kaq shumë vitesh, Ledri dhe Dua kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore dhe jo vetëm reperi, por edhe familjarët e tij e mbështesin gjithmonë këngëtaren shqiptare.

Ditën e djeshme, ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj, për t’i ‘mbyllur gojën’ të gjithë atyre që thonin se ajo editonte fotot e saj. Shumë miq dhe kolegë të Duas komentuan pozitivisht në postimin e saj.

Ndër to lexohej dhe komenti i Xheraldinës, mamasë së Ledrit. “Ke qenë e bukur që kur ke qenë 1 vjeç”, ka shkruar ajo. “Ne kemi qenë komshinj dhe po unë e kam parë mamanë e saj shtatzënë, e kam parë kur ka lindur, kështu që ju mund të vazhdoni të urreni një person që xhelozoni. Nuk kam ndërmend të diskutoj për dikë që është e bukur brenda dhe jashtë”, ia ka kthyer ajo një fansi i cili ka komentuar negativisht.

Kujtojmë se një vit më parë kur Dua erdhi në Shqipëri, ajo dhe Ledri përformuan në të njëjtën skenë.