Ditën e sotme moderatorja Marina Vjollca feston ditëlindjen e saj të 28-të. Në morinë e urimeve nga miq e fansa të shumtë, nuk kishte se si të mungonte një urim nga bashkëshorti i saj.

Geti ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto të Marinës në ngjyra të ndryshme teksa ajo kërcen dhe shkruan:

“Për botën, ti mund të jesh thjesht një person, por për mua ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”.

Edhe pse një shprehje klishe e dëgjuar prej kohësh, sërish fjalë të tilla do të donte të dëgjonte çdo vajzë nga partneri!