4 fëmijë dhe dy divorce, por Heidi Klum nuk hoqi dorë nga dashuria. Në lidhje me të dashurin 17 vite më të ri se ajo, Tom Kaulitz prej më shumë se një viti, ish super modelja është martuar në fshehtësi.

Mediat rozë shkruajnë se ndonëse nuk mbajtën asnjë ceremoni, madje vendosën ta mbanin sa më sekret vendimin e tyre, ata janë tashmë ligjërisht të martuar.

Çifti tërhoqi vëmendjen e medias për shkak të dallimit në moshë, por që për Heidi Klum nuk rezultoi asnjëherë problem. 46-vjeçarja historinë e saj të dashurisë me muzikantin e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj duke postuar vazhdimisht foto në rrjetet sociale.