Aktorja e njohur italiane Ornella Muti është dënuar me gjashtë muaj heqje lirie si edhe një gjobë prej €500 për shkak të mospjesëmarrjes në treatrin “Verdi” në Pordenone të Italisë në vitin 2010.

Asokohe, aktorja u hoq si e sëmurë duke siguruar një raport mjekësor, në të cilin thuhej se kishte inflamacion akut në fyt, ethe, kollë dhe zë të ngjirur. Në raportin mjekësor, specifikohej se aktorja duhet të pushonte për pesë ditë.

Megjithatë, ditën e spektaklit të teatrit “Verdi”, Ornella u fotografua në një darkë bamirësie me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si edhe aktorin Kevin Costner. Sipas mediave italiane, Muti bashkëpunoi me mjekun për të dorëzuar raporte mjekësore false.