Para pak kohësh, kryefjala e mediave ishte sfida e dietës 10-ditore, e cila u nis nga Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez. 

Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri kishte shumë personazhe që e ndoqën. Njëra prej tyre ishte gazetarja e njohur Iva Tiço. Rezultatet e saj ishin të kënaqshme, por Iva ka zbuluar për emisionin ‘Rudina’, se për të kanë qenë ditë shumë të vështira.

“Kuptova që kisha varësi nga sheqernat. E pata më të vështirë sesa shoqja ime që po linte cigaren”, u shpreh Iva. Ajo zbuloi se humbi 2 kilogram për 10 ditë, por nëse nuk do ishte bërë publike, do ta kishte shkelur dietën me kohë.

Kujtojmë që dieta përmban vetëm ushqime të shëndetshme, shumë proteina, duke hequr kështu karbohidratet dhe sheqernat. Nëse hidhni një sy në profilin e Ivës në ‘Instagram’, do të kuptoni se ajo është e dashuruar pas ëmbëlsirave, kështu që kjo dietë për të ka qenë një sfidë.