Me djalin në krahë, këngëtarja e njohur tregon periudhën e vështirë të shtatzënisë

Postuar: 13/02/2018 - 16:52

Ajo u lumturua shumë kur mësoi në korrik të 2016-të se ishte shtatzënë dhe se do të sillte në jetë një djalë. Por shtatzënia për Adelina Ismailin nuk ka qenë një periudhë e bukur si për çdo nënë. Këngëtarja në po të njëjtin vit, në prill kishte humbur nënën pas luftës me një sëmundje të rëndë.

Dëshironte prej kohësh që të bëhej nënë, dhe fëmija erdhi pikërisht në momentin që më pak e priste. Një lum ndjenjash e pushtuan Adelinën, kur mori vesh se do të sillte në jetë një fëmijë.

"Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje. Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej," -është shprehur Adelina.

Uliks 9 muajsh tashmë është shfaqur në studion e emisionit "NIN", për të surpizuar të ëmën. Ai është një djalë shumë simpatik, dhe duket që i ngjan babait të tij, Valit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka nisur si çdo të dielë emisionin e tij “E diela shqiptare”.

   Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar në Instagram një foto mjaft provokuese.

   Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë bërë prindër për herë të dytë.

   Pas dasmës madhështore të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut tashmë flitet vetëm për “shtatzëninë” e këngëtares.

   Shumë i diskutuar ka qenë raporti mes Julian Dedës dhe Gentian Zenelaj.

Filloi karrierën si modele për të qenë një ndër prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar.

Rita Ora ishte në Prishtinë ditën e djeshme, ku ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar.

Na dukej gati e paimagjinueshme që Saimir Kodra të linte Fiksin dhe miqësinë me Filip Çakulin e megjithatë ai u largua për të bërë të një

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata e pranoi më në fund se është në një lidhje të re dashurie.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ishte e ftuara speciale në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e cila mbajti n