Reperi Getoar Selimi feston ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, i ka kushtuar dedikimin më special në ditëlindjen e tij të 37-të. Moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, e shkëputur nga pushimet që ata janë duke kaluar në disa vende ekzotike.

Në foto shihet Marina në krahët e Getoarit të cilit i thotë fjalët më të bukura me rastin e ditëlindjes:

"Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime! Burri im, shoku im, gjithçka …Ti je bota për mua", shkruan Marina në diçiturë.