Dy vite më parë, Ergi Dini, fituesi i një prej edicioneve të talentshow-ut, "X-Factor", humbi jetën bashkë me mikun e tij si pasojë e një aksidenti.

E motra, këngëtarja Barbana Dini, e cila vazhdon të ndjejë dhimbjen për humbjen e të vëllait i ka dedikuar në rrjete sociale një postim prekës në këtë përvjetor.

Barbana ka postuar në Instagram një foto rrëqethëse, të shkrepur buzë varrit të Ergit ku shkruan: "2 vite pa ty engjëlli im. 2 vite të mbushura me boshllëk! Qofsh afër me Zotin".