Prej katër vitesh tashmë këngëtarja e njohur Valbona Halili është bërë nënë e një djali, Dean. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo foli për marrëdhënien me djalin dhe tregoi se është shumë e dhënë pas tij tij. Këngëtarja po ashtu foli edhe për momentin e lindjes së tij, për të cilën tha se ka qenë e vështirë.

“Unë kisha shumë që dëshiroja një fëmijë. Deani më ka mbushur jetën, është motivi për të cilin jetoj. Ndjesia e mëmësisë nuk përshkruhet. Doja që të ishte vajzë, por Arturi më thoshte vajzë të kam ty. I kushtoj shumë kohë djalit dhe hy pak tek nënat maniake. Unë nuk kam folur asnjëherë për lindjen. Mua më futën menjëherë në sallë sepse e kam pasur lindjen të vështirë, por ia dola. Kam lindur me operacion, por i kam parë dhe i kam ndjerë të gjitha. Ishte lumturi. Tani jam e përmbushur dhe i jam falenderuese Zotit që më bekoi pas shumë lutjesh”, tregoi këngëtarja./tvklan.al