Me lot në sy, këngëtarja flet për vdekjen e vëllait, adoptimin dhe punët e vështira në Gjermani

Postuar: 13/03/2018 - 13:03

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, e ftuar në emisionin "Rreze dielli" në Report Tv, ka rrëfyer periudhat më të vështira të jetës së saj.

Viti 2017 për këngëtaren Maja Aliçka nuk u tregua aq bujar, pasi në muajin dhjetor u nda nga jeta vëllai i saj i vetëm, pak kohë pasi kishte humbur edhe dy prindërit. Me lot në sy, ajo kujtoi momentin tragjik të jetës së saj.

"Jam tërhequr goxha nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla…"

Më tej, Maja kujtoi edhe periudhën kur ka jetuar në Gjermani dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë jetës si emigrante.

"Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Këngëtarja dhe sipërmarrësja Rezarta Shkurta, e cila është bërë shumë e njohur edhe si nusja e nipit të diktatorit Enver Hoxha, është

   Kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar për koreografin e njohur shqiptar Albi Nako. 

Me rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, Enca është personazhi shqiptar më i famshëm në rrjetet sociale.</body></html>

“Top Arena” në Top Channel nuk është vetëm një emision sportiv, por aty flitet më shumë se kaq dhe spektakli është i garantuar.

Ndoshta shumë prej jush nuk e mbajnë mend por Anjeza Maja vite më parë ka qenë moderatore sporti.

Pasi Beniada Nishani (Jakiç) nisi një karrierë të re si modele, duke u përzgjedhur imazh i revistës "Playboy" të Portugalisë, ajo nuk po

Gjithmonë keni përfunduar të magjepsur nga pamja sexy e Ilda Bejlerit në postimet e saj në rrjetet sociale apo nga daljet në ekran.

Historia e romancës së Albi Nakos me ish-bashkëshorten Klaudia Pepa nisi në prapaskenat apo në përgatitjet për kërcimin e radhës.

Ndeshja e djeshme mes Serbisë dhe Zvicrës ishte një ndër më emocionueset për shqiptarët, pasi dy golat e shënuar erdhën nga dy shqiptarët