Moderatorja Jonida Vokshi po vuan së fundmi për humbjen e një qenieje mjaft të dashur për të.

Teksa është shprehur se shumë shpejt do ta kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me aktorin Besnik krapi, Jonida është shfaqur e trishtuar në rrjetet sociale, për humbjen e Bimbës, qenit të cilin e kishte si një anëtar familjeje.

“Gjysmen e jetes sime e kam kaluar me ty Bimbushe. Me mesove cfare eshte dashuria pa kushte! Sa me mungon, e sa shume do me mungosh.

E shtrenjta ime, e vogla ime! Do jesh pjese e zemres sime dhe kujtimi i diteve aq te lumtura qe me ke falur. Do te te mbaj gjithmone me vete”, shkruan Jonida krah fotos së publikuar në Instagram.

Shumë shpejt moderatorja do të shkojë në altar me aktorin Krapi.