“Më përdhunoi dhe më la shtatzënë!”, Drake dërgon në gjykatë fansen e fiksuar pas tij

19/09/2018 - 18:08

Reperi i hitit “In My Feelings” ka paditur një grua me emrin Layla Lace, pasi kjo e fundit e akuzon Drake se e ka përdhunuar dhe për këtë arsye, ajo mbeti shtatzënë. 31-vjeçari, ka listuar një sërë akuzash ndaj saj, si mashtrim, shpifje dhe prishje të gjendjes emocionale.

Reperi u shpreh në Gjykatë se u takua për herë të parë me Lace në shkurt të vitit 2017 në Manchester, gjatë turit të tij “Boy Meets World Tour” në Angli.

Drake pranoi se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale pas koncertit dhe nënvizoi se Layla ishte shumë e lumtur për këtë fakt, madje kishte realizuar edhe seks oral për reperin.

Drake, emri i vërtetë i së cilit është Aubrey Drake Graham, tregoi se Leyla kërkonte të nisej në tur me të dhe u tërbua kur reperi e dërgoi në shtëpi. Ai tha se Lyela e kishte kërcënuar në mesazhe dhe më pas e kishte bërë të ditur se është i ati i fëmijës së saj. Mirëpo reperi nuk e beson aspak këtë, e aq më shumë kur ajo refuzon kategorikisht të bëjë testin e atësisë.

“Nuk ka asnjë dëshmi të besueshme të shtatzënisë, e nuk ka asnjë fëmijë”, përfundoi Drake përpara Gjykatës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Luana Vjollca është një nga moderatoret shqiptare më të përfolura, mbi të gjitha për format e saj seksi. 

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi ka konfirmuar lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.

Skandali se Ministria e Jashtme greke ka financuar me fonde sekrete mediat në Shqipëri dhe personazhe të famshme shqiptare ka shkaktuar m

Familja e këngëtarit të njohur shqiptar, Shkumbin Ismaili është shtuar me një pjesëtar të ri.

Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan javën e kaluar se presin fëmijën e parë, teksa filluan turneun në Australi, Zelandën e Re, Fixhi

Moderatorja e njohur Fiori Dardha i ka prekur të gjithë ndjekësit e saj përmes një postimi në Instagram teksa ka ndarë me ndjekësit e saj

Teksa vazhdojnë turneun e tyre në Australi, gjatë një fjalimi në Sydney Princi Harry ka dhënë edhe disa indicie për shtatzëninë e Meghan.

Aktorja që luajti rolin e Melania Trump si një striptiste në videon e reperit T.I është shpehur se ka marrë një numër kërcënimesh me vdek

Kur vjen puna te veshja dukesha e Sussexit nuk gabon kurrë.

Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka treguar së fundmi detaje nga projektet e tij të fundit muzikore.