Dëshira për të patur flokë të gjatë dhe të dendur i ka kushtuar jo pak këngëtares Albërie Hadërgjonaj.

Prej disa kohësh këngëtarja kishte vendosur flokë extensions në një ndër sallonet më të mira në Los Angeles siç tregon vetë ajo.

Mirëpo, pasi i ka hequr më shumë se gjysma e flokëve të Albëries janë këputur. 

"Sapo hoqa extensions dhe me shume se gjysma e flokeve jane keputur. Si mendoni ju, me mire floke te gjata apo te shkurtra? Floket i kisha vene ne nje nder sallonet me te mira ne Los Angeles", shkruan këngëtarja krahas fotos ku duket gjendja e vërtetë e flokëve të saj, të shkurtër dhe aspak voluminoz.