Robert Berisha, kunati i këngëtares Tuna ka konfirmuar para pak javësh se nuk flet me të, por kjo gjë nuk ndikon në marrëdhënien me vëllain dhe nipin e tij.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka vërtetuar se fakti që nuk flet me Tunën nuk e pengon të kalojë kohë me Tianin, djalin e vëllait të tij, Patrisit. Roberti ka shkrepur një foto të vogëlushit në një market dhe e ka shoqëruar postimin me zemra.

Kujtojmë se deklarata që tha këngëtari për Tunën në emisionin “Rudina” ishte: “Me Tunën as nuk dua të takohemi. Për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Nora me asnjë artist nuk ka pasur asnjë problem. Tuna është ajo që ka probleme me të gjithë. I kërkoj falje Patrisit se nuk do të kemi asnjë mundësi të shkojmë në festat e familjes së tij për shkak të Tunës. 100% nuk është faji tek ne. Shpresoj të jetë nanë e mirë e grua e mirë”.