Teksa vazhdojnë turneun e tyre në Australi, gjatë një fjalimi në Sydney Princi Harry ka dhënë edhe disa indicie për shtatzëninë e Meghan.

"Përpara së gjithave ju falënderoj për mikpritjen tuaj– ka thënë Harry- "Jam kaq krenar që po ju prezantoj bashkëshorten time dhe jemi shumë të lumtur të festojmë me ju gëzimin e shtatzënisë". Kur një grua nga turma ka thirrur: "Shpresojmë të jetë një vajzë", Harry është përgjigjur "E shpresoj dhe unë".

Harry dhe Meghan kanë zbritur në Fraser Islans, ai ka marrë pjesë në kërcimin e mirëseardhjes, ajo ka marrë disa orë pushimi për tu relaksuar.

Më pas ajo i është bashkuar bashkëshortin në Kingfisher Bay. Atje shkëmbejnë shikime të ëmbla, i mbajnë dorën njëri-tjetrit, teksa dukesha e Sussex përkëdhel gjithmonë e më shumë barkun e saj, ndërsa ai i emocionuar e sheh pa ia ndarë sytë.