“Fëmija i Meghan Markle dhe princ Harry-it do të lind në prill ose në fillim të majit".

Të paktën kështu aludojnë mediat britanike duke parë dhe madhësinë e barkut të dukeshës së Sussex.

Në fillim u tha që fëmijë djalë apo vajzë do të lindte në mars. Ajo është fotografuar gjatë një takimi bamirësie në Birkenhead, në Merseyside. Meghan kishte veshur një fustan vjollcë, që i nxirrte në pah barkun i cili i rritet dita-ditës.

Sipër tij, mbante një pallto një kuqe të gjatë të kombinuar me këpucë me të njëjtën ngjyrë. Kjo ka qenë dhe dalja e parë zyrtare për vitin 2019.