Disa javë më parë, Fatma dhe Alfio Rrotani u dorëzuan dhe pranuan përpara të gjithëve se janë kokë e këmbë të dashuruar. Madje, çifti kishte nisur edhe bashkëjetesën dhe përmes disa imazheve zbulonin edhe ambjentet e shtëpisë së re.

Duke e ditur që Alfio është kuzhinier të gjithë mendojmë se është ai që tani kujdeset për pjesën e kuzhinës në familje por e ftuar në emisionin "SevenBizz", Fatma tregoi se partneri i saj gatuan shumë rrallë.

"Tani kam filluar të gatuaj sepse nuk e kam më mamin të gatuaje për mua. Unë kur udhëtoj marr recetën e ëmbëlsirës dhe provoj të gatuaj në shtëpi. Jo, nuk gatuan ai, ndodh shumë rrallë të gatuaj Alfio dhe kur ai nis të gatuajë unë bëj festë në shtëpi. Gëzohem aq shumë saqë harroj të ha." – tha moderatorja e "Fun Day" Fatma Methasani.