I ftuar në emisionin "3 shat" me Bora Zemanin, Romeon dhe Donaldin, gazetari Blendi Fevziu ka folur për rrogën që merr nga emisioni i tij "Opinion" në TvKlan.

Duke qenë se emisioni është një ndër më të ndjekurit dhe më të pëlqyerit nga populli shqiptar, prej shumë kohësh në median online shkruhej rreth shumës që mund të fitonte Fevziu, dhe shifrat ishin gjithmonë të larta.

Por duket se kjo është e vërtetë pasi ai ka zbuluar se paguhet më shumë se 7000 euro në muaj.

Bora Zemani: Je gazetari politik më i paguar në Shqipëri? Po mirë a merr më shumë se 7000 euro në muaj?

Blendi Fevziu: Nuk e di, nuk i di rrogat e të tjerëve realisht. Po i marr.

Bora Zemani: A të ngelet ndonjë lekë pas shpenzimeve mujore që ke?

Blendi Fevziu: Pa dyshim që më ngelet.