Mesazhet e koduara të Liberta Spahiut për lidhjen e trazuar me Flori Mumajesin

13/09/2018 - 14:22

Që nga janari i këtij viti, kur kantautori i njohur Flori Mumajesi deklaroi hapur lidhjen me Liberta Spahiun, duket se këto tetë muaj e kanë ndryshuar moderatoren e “Prive”. Si kurrë me parë, Liberta e ka kthyer Instagram-in në një ditar dashurie për lidhjen që mund të konsiderohet “e trazuar” me muzikantin nga Tirana, që këtë vit festoi 36-vjetorin.

Ndërkohë që për lidhjen e tyre përflitej që në prill të vitit 2017, çifti e zyrtarizoi historinë e fshehtë në mbrëmjen e fillimjanarit, kur Liberta festoi 33-vjetorin në club-in ku Flori kishte koncertin e radhës me djemtë e “Threedots”. Nuk mungoi një urim i përzemërt edhe nga ana e tij në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë!”, u shpreh Mumajesi, ndërkohë që Liberta u pa të emocionohej nga dedikimi i tij.

Video e këtij momenti u shpërnda në rrjetet sociale nga Alaudin Hamiti, gazetari i njohur i “NIN”, i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës. Ndërkohë që mediat e Kosovës po aludonin për këtë marrëdhënie nëse ishte dashuri apo thjesht miqësi, ishte vetë Liberta ajo që postoi një foto ku tregonte një unazë në gisht, që u tha se ishte dhuratë nga Flori. Por me kalimin e muajve, nuk u pa që Liberta ta mbante këtë unazë në gisht, sidomos në pushimet e saj verore në vende si: Spanja, Dubai apo Tanzania.

Çdo ditë, Liberta bashkë me fotot seksi me bikini shkruante statuse të koduara ku shprehte gjendjen e saj shpirtërore. Në njërin prej tyre shkruante “U dogj loja”, ndërsa në një foto tjetër shkruante “E dehur jo, por e lagur”, që u komentua si një kunjë e saj për bashkëpunimin “Dashni me raki”, që Flori Mumajesi bëri me ish-të dashurin e saj Getoar Selimin.

Ndërsa në një set tjetër ku shfaqet sensuale pa të brendshme poshtë një xhakete xhins, Liberta shkruante “Mendoj për ty gjithë kohën”. Kujtojmë që lidhja e Flori Mumajesit me Libertën nisi fill pas shkëputjes së tij nga Elvana Gjata, njëkohësisht ish-mikesha e ngushtë e moderatores së “Prive”. Kështu, në programin më të ndjekur të showbiz-it në “Klan Kosova”, Liberta e cila është jo vetëm moderatorja, por edhe producentja e programit, transmetoi një kronikë televizive ku analizonte në mënyrë të sofistikuar arsyen e kthimit të Elvanës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në terma të tjerë mund të konsiderohej një “zhgënjim” apo një “dështim” i saj në SHBA me klipin “Forever Is Over”, që sipas kronikës në fjalë nuk përmbushi pritshmëritë e vetë Elvanës në radhë të parë, pasi nuk mori klikimet e mjaftueshme për t’u konsideruar një sukses. Kujtojmë që para se Liberta të bëhej e dashura e Florit, ishte shoqja e Elvanës nga miku i përbashkët Valdrin Sahiti, të cilin e kanë ende një shok të përbashkët, edhe pse ato nuk kanë më komunikim me njëra-tjetrën.

Për lidhjen me Libertën, Flori la Tiranën për të nisur një jetë të re në Prishtinë ku në fillim u tha se bashkëjetonte me prezantuesen. Më vonë, në një nga rubrikat e emisionit “E diela shqitare” të Ardit Gjebresë, Flori tregoi se në atë shtëpi ai jetonte me djemtë e tjerë muzikantë të grupit “Threedots”. Ndërkohë, gjatë gjithë këtyre muajve ata nuk kanë postuar asnjë foto bashkë, po ashtu as paparazzët nuk kanë arritur t’i fotografojnë çift apo në shoqërinë e njerëzve të tjerë në eventet e Prishtinës. /PANORAMA PLUS

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Flori Mumajesi është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar.

Pavarësisht suksesit të dy filmave që ka interpretuar, Tom Cruise nuk do të jetë më në seritë televizive kushtuar “Jack Reacher”, ish zyr

Këngëtarja shqiptare me famë botore, Rita Ora, ka rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut dhe të mediave, ndërkohë që është në vazhdën e kon

Fansat e dy këngëtarëve u habitën jo pak kur doli lajmi se Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës së tyre në një koh

Aktorja dhe modelja, Kim Porter, ndërroi jetë të enjten në moshën 47-vjeçare, pasi tha se po luftonte me gripin që u shndërrua në pneumon

Kim Portner, modelja dhe aktorja që ka qenë partnerja e reperit të famshëm amerikan, Diddy për 13 vite, është gjetur e vdekur në shtëpinë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor "Velvet Rope" që do jetë pjesë e albumit të saj

Këngëtarja Zaimina Vasjari publikon shpesh foto të të voglës së saj Chloe.

Jennifer Lopez është pa diskutim diva e muzikës botërore, prandaj çdo minutë e performancës së saj kushton mijëra dollarë.

Në një postim në Instagram, moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi, ka bërë të ditur se i ftuari i radhës në “Xing” është president