Pak orë para natës së dytë gjysmëfinale të Eurovision, ku Shqipëria do të këndojë e 14-a në rradhë, këngëtarja përfaqësuese, Jonida Maliqi ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në Instagram, Jonida ka falenderuar të gjithë publikun që e ka përkrahur ndërsa ka kërkuar mbështetjen e tyre me votë në kodin 14 për ta çuar Shqipërinë në finale.

"Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat", shkruan Jonida.