Michael Douglas: Bashkëshortja ime Catherine më bën të kem akoma flutura në stomak

23/09/2019 - 14:29

Ai është çifti më jetëgjatë i Hollywood-it, të martuar në vitin 2000, por pavarësisht kësaj mes Michael Douglas (74 vjeç) dhe Catherine Zeta-Jones (49), ka ende një dashuri të madhe mes tyre: “Bashkëshortja ime me bën akoma të kem flutura në stomak”, ka pranuar aktori i famshëm për Us Weekly.

Të dy kanë parakaluar në tapetin e kuq të Emmy të dielën në mbrëmje, ku ai është shpallur aktori më i mirë protagonist në serialin komik “Metoda Kominsky”.

Dhe e njëjta gjë vlen edhe për të, që në Instagram ka ndarë një video në të cilën është në makinë me Michael në rrugë për të shkuar në Emmy dhe shkruan: “Urime bashkëshortit tim për sonte. Të dua kaq shumë”.

Michael dhe Catherina janë njohur në vitin 1998 në Deauville Film Festival në Francë dhe që atëherë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Cifti së bashku ka dy fëmijë, Dylan, 19 vjec dhe vajzën Carys, 16.

Douglas ka edhe një djalë, Cameron 40 vjeç, me ish bashkëshorten Diandra Luker. Pas gati dy dekadash së bashku të dy aktorët janë më të dashuruar se asnjëherë.

Douglas, që punon në kinema që prej 50 vitesh, ka dashur të nënvizojë, që nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe interpretimi i një roli komik e ka zbavitur vërtetë: Është një moment i madh, është vërtetë një moment i bukur dhe unë dua ta shijoj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.