Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama feston 49-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, presidenti Barack Obama, hapi një tjetër profil në Twitter për të qenë më pranë fansave të saj dhe statusi i parë ishte një urim për ditëlindjen.

Mësohet se ky profil do të përdoret nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, por vec tyre do të shkruajë edhe Michelle nën siglën; MO (Michelle Obama).

Në profilin personal, Michelle numëron mbi 2.5 milion ndjekës, ndërkohë që sa për detajet, ato mbeten për t’u zbardhur se si do të festohet në familjen presidenciale ditëlindja e Zonjës së Parë.