Këngëtarja e njohur Miley Cyrus është shtruar në një klinikë psikiatrike për të përmirësuar gjendjen psikologjike dhe për të shpëtuar martesën.

Sipas burimeve, familjarët e kanë bindur që të marrë një trajtim. Kohët e fundit, Miley dhe aktori Liam Hemsworth kanë patur shumë debate.

"Ata kanë patur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të cmendur, këngëtërarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me "djallin" dhe të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë", tha një burim pranë saj.

Kohët e fundit, Miley ka qenë me turneun muzikor dhe ende nuk është konfirmuar nëse ndodhet e shtruar në klinikë apo jo. Madje fundjavën e kaluar, ajo performoi aq mirë në Kosovë sa askush nuk mendonte se kishte shqetësime të tilla.