Nga studio e Top Show këngëtarja Miriam Cani ka pohuar se pauza prej më shumë se 2 vitesh nga skena ka qënë për shkak të vajzës së saj Ameli. 

Miriami ka pohuar e emocionuar se kjo tërheqje nga skena pas një pune të gjatë e voluminoze ka ardhur si një nevojë organike për t'iu dedikuar me kohë të plotë mëmësisë.

‘Mund të zgjaste akoma më shumë, por i thashë vetes ok duhet t’i dedikoj kohë dhe jetës time profesionale’theksoi Miriami.

Miriami ka folur dhe për projektin më të ri muzikor që vjen në një bashkëpunim me Alban Skënderajn.

"Bashkëpunimi me Albanin, është projekti më i rëndësishëm dhe i sinqertë në karrierën tonë’ ka zbuluar Miriami duke u treguar e rezervuar për detajet e mëtejshme. 

E provokuar nga gazetari Ervin Kurti nëse pjesë e klipit do të jetë dhe Ameli, Miriami la të kuptohej se kishte të bënte diçka me vogëlushen e tyre.