Modelja e njohur e Victoria’s Secret, Miranda Kerr pak kohë më parë dha lajmin e papritur se ishte shtatzënë për herë të tretë. Pak kohë pasi solli në jetë djalin e saj të parë me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel modelja lajmëroi së do të bëhej sërish nënë.

Kerr është gjithashtu nënë e një djali 8-vjeçar, i cili ka lindur nga martesa e modeles me aktorin, Orlando Bloom. Lajmin se ajo është në pritje të ëmbël e ka bërë të ditur People, duke shkruar se “Miranda, Evan, Flynn dhe Hart po presin me padurim për anëtarin e ri të familjes”.

Ndërsa ditën e djeshme bukuroshja publikoi një foto e veshur me një fustan me lule dhe ku i duket barku i rrumbullakosur. Ajo është treguar e rezervuar lidhur me shtatzëninë.