Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulja i ka habitur jo pak ndjekësit e saj në rrjete sociale me look-un e ri.

Bukuroshja shqiptare e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për të ndryshuar modelin e flokëve dhe së fundmi ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me flokë të shkurtër.

"Liria vjen në mënyra të ndryshme", shkruan modelja e cila prej disa kohësh është shkëputur nga modelingu dhe i është përkushtuar totalisht rritjes së dy vajzave.