I ftuar në emisionin "Late Night Show" të Kastro Zizos, moderatori i njohur i IN Tv, Ermal Peçi ka zbuluar se prej një muaji i ka dhënë fund lidhjes me një vajzë të njohur të ekranit.

"Kam 1 muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është personazh publik dhe mbase është rasti i fundit që unë lidhem ne një personazh publik. E ke pasur të ftuar në emision. Është një gocë shumë e mirë në ekran. Por mesa duket vajzat e mira në ekran nuk janë aq të mira në jetën përtej ekranit".

I pyetur nëse ish e dashura e ka tradhtuar, Ermali u shpreh se: "Jo, më nuk bëhet fjalë. Po më shikon ajo, se e kam xhan. Divorci ishte për idealet tona. Ti karrierë, unë karrierë. Kaq. Prandaj them që lidhja me personazhet publike është dhimbje koke. Karriera bëhet e vështirë. Tre-katër muaj zgjati. Lidhja më e gjatë ka qenë 3 vite."