I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, moderator i njohur Rudi Hizmo ka folur për largimin e tij nga InTV, ku shpjegoi se arsyeja ka qenë pikërisht intervista e kryeministrit Edi Rama në emisionin e koleges së tij Arjola Shehu.

"Ishte Zoti Edi Rama që e përgëzoj që e ka bërë këtë vend kështu siç është. Ai ishte i ftuar tek Arjola, kur ne ishim i vetmi emision aktual politik që komentonim këto gjëra, ndërsa Arjola ishte showbiz. Në vend që të vinte te ne, shkon te Arjola dhe ne na kërkohet që të futemi në kosh plehrash që ti bënim ca pyetje ngacmuese, pra ne ishim kazani. Gjë që dihej si do reagonte Edi Rama, sikurse reagoi edhe ndaj atyre që u futën në kazan, që nuk ua vari fare. Mua s'më qëndronte si ide dhe thjesht nuk shkova të nesërmen."

Hizmo, i cili nuk pranoi të bëhej "kazani mediatik" i Edi Ramës, tha se ka vetëm një pyetje për kryeministrin:

"Po ça bën mor burrë, kaq do t’i thoja.  Edi Rama është dembel i madh. Është i talentuar fort, unë të siguroj që Ramën do kisha ëndërr ta kisha mik, por jo si politikan. Fatkeqësisht nuk ka asnjë person përballë tij që ta konkurojë."