Moderatorja e programit të mëngjesit në "Top Channel", Ori Nebiaj është e njohur për natyrën e saj spontane në televizion e jo vetëm.

Ajo së bashku me Isli Islamin prezantojnë programin e mëngjesit "Wake up" dhe përpos punës, ndajnë së bashku edhe një lidhje miqësore shumë të mirë.

Të shpeshta janë shakatë dhe batutat që shkëmbejnë me njëri-tjetrin në emision, e madje e radhës ka qenë edhe kjo e postuar mëngjesin e sotëm në "Instagram".

Në video shfaqet Ori dhe Isli teksa ky i fundit "i shkatërron" flokët, veprim të cilin Ori e ka komentuar duke shkruar:

"Dua rritje rroge për vështirësi në punë", bërë atë që pak personazhë publike "guxojnë" ta bëjnë publikisht, megjithëse në kontekstin e shakasë.