Moderatorja e njohur shqiptare duket se po përjeton një periudhë jo të mirë.
Bukuroshja nga Kosova, Arbnora Ademaj, sipas ‘Prive’, është shtruar në spital në gjendje kritike.
Këtë e konfirmojnë edhe disa fotografi të publikuara, ku bukuroshja shihet e shtrirë në ambientet e spitalit.
Deri më tani nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por mësohet se momentalisht ajo është në pritje për t’iu nënshtruar një operacioni, pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar.
Ish-Miss Kosova nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me gjendjen e saj.