E ftuar në "Trokit", moderatorja e emisionit "Champions League", Eva Murati për herë të parë pranoi se merr mesazhe nga futbollistët dhe zbuloi se çfarë i shkruajnë ato.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi se cilat janë "katër SMS më të shpeshta që merr nga futbollistët?", Eva tregoi se futbollistët i shkruajnë: "Çkemi! Ylli! Zemra! Shpirti!"

Ndërsa për katër skuadrat me tifozët më të zjarrtë shqiptarë, Eva tha: "Partizani, Partizani, Partizani edhe Tirana, hajde po e vendos se do më shajnë".