Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se këngëtari ka ndërruar jetë pasi ka pësuar një atak në zemër.

Miq dhe të afërm të Muharrem Ahmetit kanë reaguar me shpejtësi për të përgënjeshtruar lajmin, ndërsa bëjnë me dije se këngëtari i muzikës tallava është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Është muzikanti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj që konfirmon se Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor.

“Pëshëndetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, shkruan Xhaferaj.