“Mund të isha pjesë e ‘Spirit Voice’, ja çfarë do më bënte të shpërtheja në lot…” 10 gjërat që nuk dimë për Julka Gramon

21/09/2018 - 08:50

Julka Gramo është një nga figurat më të të dashura televizive. Me siguri e mbani mend kur këndonte vite më parë dhe vokali i saj dallohej shumë shpejt, por prej vitesh i është përkushtuar televizionit dhe radios.

Aktualisht Julka prezanton ‘Pasditja ime lejla’ në ekranin e ‘TVSH-së’, program i cili nis sezonin e ri ditën e sotme, në orën 16:35. Ajo është drejtoreshë në ‘NRG Radio’ dhe drejtuese e emisionit radiofonik ‘You and Me’. Prej kohësh është e martuar me Dj Andy, ndër më të suksesshmit  në tregun shqiptar dhe është nënë e dy djemve, Ian dhe Greg.

Mes gjithë punës për të arritur një karrierë të suksesshme, Julka ka gjetur mënyrën për të balancuar edhe jetën familjare. Në një intervistë për "Revistawho.com" moderatorja e suksesshme ka zbuluar 10 gjërat që nuk i dimë ende për të.

  • Një nga kujtimet më të bukura nga fëmijëria: Kam fituar garën me biçikleta ndër të gjithë kopshtet e Tiranës. Mbaj mend si sot pistën e vijëzuar në stadium dhe biçikletën time me vetëm 2 rrota (ndërkohë që të gjithë fëmijët e tjerë garues i kishin me 4) dhe kur ju afrova finishit hipa këmbët mbi timon.

  • Emrin e emisionit ‘Boom’ e kam sugjeruar unë dhe Fiori ende nuk më ka dhënë kafen e premtuar (qesh).

  • Me disa ushtrime për të forcuar kolonën (pasi përthyhesha shumë) mund të bëhesha një balerinë e mirë, por babai nuk më la, pasi balerinët asokohe kishin një reputacion jo fort të mirë.

  • Përpara se Elia Zaharia të vinte në grupin ‘Spirit Voice’, vajzat më kishin propozuar mua që të bëhesha pjesë, por nuk e pranova propozimin. Me sa duket kam bërë mirë pasi nga sa më ka treguar Soni Malaj më vonë, Dorina bënte oponencë pasi shihte shumë ngjashmëri mes vetes dhe meje ne grup. Gjithsesi besoj do kishte qenë eksperiencë e bukur nëse do të kisha pranuar.

  • Fëmijët e mi më ngjajnë shumë në dashurinë e buzëqeshjet pa kufi që dhurojnë.

  • Eraldo Rexho fillimisht ma propozoi mua që të prezantoja “Lart e Poshtë” në TVSH, por pasi nuk e pranova propozimin e drejtoi vetë.

  • Fobia ime më e madhe kanë qenë gjarpërinjtë. Kur dëgjoja vetëm të thuhej  fjala ‘gjarpër’, mbyllja veshët, mblidhja këmbët  dhe më mbusheshin sytë me lot. Tani jam përmirësuar pakëz.

  • Kam ende një ëndërr personale që s’e kam prekur kurrë dhe gjithnjë më ka tërhequr, të përjetoj të qenurit aktore, por nuk kam shkollimin apo formimin e duhur. Megjithatë nuk i dihet, ndonjë ditë ndoshta marr pjesë në ndonjë ‘casting’ (audicion) dhe fitoj ndonjë rol.

  • Njerëzit e mi të afërt më thërrasin Uka. Të gjithë fëmijët e vegjël kështu ma thonë emrin dhe më ka mbetur.

  • Vetëm 7 ditë pas operacionit të lindjes së Greg (ende me dhimbje plage) kam shkuar në ‘Top Channel’ pasi më propozuan të bëja një audicion për të prezantuar ‘Në Shtëpinë Tonë’. Fillimisht isha i vetmi opsion por më pas u shtuan edhe 3 kolege të tjera. Pas dy audicioneve të tjerë, u rendita e dyta, (të paktën kështu më thanë)./revistawho.com

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Para pak kohësh, kryefjala e mediave ishte sfida e dietës 10-ditore, e cila u nis nga Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez. 

Pasditen e djeshme të ftuar në emisionin “Rudina” ishin gazetarët e njohur Olti Curri, Iva Tiço dhe Enxhi Lula për të folur për temat më

Gazetaret Iva Tiço dhe Enxhi Lula, si dhe blogeri Olti Curri të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan folën për performancën e Elvana Gj

Flori po vjen në një këngë në bashkëpunim me Fifin.

"Kylie Cosmetics" bëri një ulje çmimesh për linjën e buzëkuqeve që krijoi me shoqen e saj Jordyn, pasi doli skandali i tradhtisë me Trist

Historia e tyre është më e komentuara e momentit në median shqiptare dhe shtypin rozë! 

Dua Lipa po përjeton periudhën e saj më të mirë.

Aktori amerikan Jussie Smollett është arrestuar në Çikago pasi u akuzua për një kallzim të rremë.

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

Një ndër çiftet me të njohura kosovare janë bërë prindër sot për herë të parë