Këngëtari i njohur spanjoll Camila Sesto ka vdekur të dielën në mbrëmje në Madrid. Lajmin e hidhur e konfirmoi menaxheri i tij Eduardo Guervos.

Legjenda e muzikës vdiq në moshën 72-vjeçare pas një arresti kardiak. Guervos tha për televizioin shtetëror spanjoll së të shtunën Camilo Sesto u shtrua në spital pasi ndihej keq.

“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”, shkruan në Twitter menaxheri Guervos.

“E gjithë Spanja dhe bota që flet spanjisht dhe portugalisht do të vajtojnë humbjen e Camilo Sesto”, tha Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, në një postim në Twitter.