Edith Gonzalez ylli i telenovelave meksikane u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 54-vjeçare. Tre vjet pasi u diagnostikua me kancer ovarian dhe nuk mundi të përballonte sëmundjen.

Aktorja, Leticia Calderon konfirmoi vdekjen e Gonzalez në një postim në Twitter ku shprehte ngushëllimet për familjen.

“Edith do të na mungojë!”– shkruante ajo në postimin e saj.

Ylli meksikan kishte një vajzë 15- vjeçare, Costanza me bashkëshortin, Lorenzo Margain.