Ish-banori i Big Brother 1, Shkëlqim Brushulli është ndarë nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Esmeralda, përmes një postimi në FB.

“Me keqardhjen dhe lendimin e humbjes te njeriut me te dashur. Ju njoftoj humbjen e te ndjerit Shkelqim Brushulli BABAIT tim”, shkruan ajo.

Brushulli ka qenë pjesëmarrës në Big Brother Albania 1. Ai kishte studiuar në Akademinë e Rendit.