Personazhi i njohur televiziv Kylie Jenner ka treguar makinën më të fundit që ka blerë në rrjete sociale. 22-vjeçarja e cila vetëm prej pak ditësh është ndarë nga partneri i saj reperi Travis Scott ka blerë një makinë e tipit “Bugatti”, e cila kushton shumë.

Megjithatë ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, pasi u është dukur një shpenzim i panevojshëm.

“Nuk e kuptoj se si njerëzit mund të blejnë më shumë makina seç ju duhen. Me aq lekë mund të kishe ndihmuar për 1 vit me ushqime një fshat”. “Një makinë tjetër! Përdori ato para për të ndihmuar të tjerët”,- ishin vetëm disa nga komentet e tyre në rrjete sociale.

Këto reagime e detyruan Kylie-n të fshijë postimin nga rrjetet sociale.