Dasma e mbrëmshme mes Elita Rudit dhe reperit Gjiko mori gjithë vëmendjen mediatike duke pushtuar portalet dhe revistat rozë që publikuan çdo detaj në lidhje me ceremonisë e martesës së çiftit të njohur.

Me gjithë dëshirën e tyre për ta mbajtur sa më diskrete dhe larg syrit të medias, sërish asgjë nuk i shpëtoi gazetarëve apo të ftuarve VIP që ishin të pranishëm në dasmë.

Ata publikuan moment pas momenti çastet më të bukura nga dasma e Elitës dhe Gjikos. Por, në këtë mbrëmje pati edhe shumë surpriza për të cilat nuk dinim gjë më parë.

Kështu, reperi që u bë edhe më i famshëm pas bashkëpunimit me Gjikon në hitin "Si Bugatti", Skerdi, nuk ishte i vetëm dje në dasmën e mikut të tij. Ai kishte ardhur i shoqëruar nga një vajzë brune shumë simpatike.

Skerdi siç duket na zbuloi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën dhe ata duken shumë bukur bashkë.