Pas ndarjes nga Isaac, Dua Lipa nisi një lidhje të re dashurie me vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, Anwar.

Ajo u shfaq duke u puthur dhe përqafuar me të dashurin 3 vite më të vogël, Anwar në Festivalin BST, Hyde Park.

Por pavarësisht lidhjes së re, ylli i popit nuk ka fshirë asnjë foto nga rrjeti i saj social që ka postuar me Isaac.

Kujtojmë që Dua u lidh me Isaac në 2013-ën dhe është ndarë edhe një herë tjetër në vitin 2017 nga kuzhinieri por u rikthyen sërish bashkë në janar 2018.