Fifi dhe Flor Mumajesi kanë qenë në vëmendjen e faqeve rozë gjatë kësaj kohe. U komentua se ka nisur një histori dashurie mes tyre, gjë që e mohuan duke shpjeguar se janë miq të mirë.

Më pas u përfol për një zënkë mes tyre pasi nuk ndiqeshin më në Instagram, gjë që do anulonte edhe bashkëpunimin e shumëpritur.

Fifi, e ftuar në rubrikën "Dance with Graciano" në RTV Ora sqaroi për herë të parë sherrin me Florin, të cilit i kërkoi LIVE për t'u pajtuar, pa dhënë detaje të tjera.

Fifi: Me Florin unë nuk flas por rëndësi ka që ka shumë mundësi që ky emision të na pajtojë ne të dyve.

Graciano: Pse jeni zënë?

Fifi: Jo veç jemi heq nga Instagrami. Por rëndësi ka që një ditë jo shumë të largët të rregullohen gjërat.