Neymar ndahet përfundimisht nga aktorja braziliane

20/10/2018 - 18:36

Tashmë është zyrtare: Neymar është sërish beqar! Sulmuesi i PSG-së dhe aktorja Bruna Marquezine janë ndarë dhe këtë e konfirmon kjo e fundit. Aktorja bukuroshe braziliane ishte e qartë në deklaratën e saj, në lidhje me përfundimin e historisë së dashurisë me futbollistin.

“Me Neymarin u ndamë dhe ishte vendimi i tij. Nuk ishte një traumë. Mes meje dhe Neymarit ka ende shumë respekt dhe afeksioni kundrejt njëri-tjetrit do të mbetet, ashtu sikurse edhe momentet e bukura që kemi përjetuar së bashku”, tha Bruna Marquezine.

Marquezine dhe Neymar e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 2013, por pas kësaj ka pasur disa ndarje e bashkime mes tyre, e në vitin 2017 formuan një çift të qëndrueshëm.

Në javët e fundit po flitej për një krizë në marrëdhëniet e tyre për shumë motive. U arrit deri aty sa të thuhej se, mes tyre hyri dhe politika me rastin Bolsonaro. Kjo, sepse Neymar dhe familja e tij kanë shprehur gjithnjë simpatinë për të, ndërsa Bruna Marquezine ishte kundër.

Por, aktorja i hodhi poshtë zërat që flasin për një problem politik në raportet me futbollistin. Në fakt, duket se gjërat në jetën e Bruna Marquezine nuk po shkojnë siç duhet. Pas përfundimit të telenovelës “Zoti shpëtoftë Mbretin”, shfaqjet e saj në ekrane janë zvogëluar ndjeshëm. 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari i njohur Blero ka rrëfyer një moment që ai e quan të veçantë në jetën e tij.

Një ditë pasi Ariana Grande publikoi këngën më të re "7 rings", këngë e cila arriti 20 milionë klikime që në ditën ë parë, këngëtarja aku

Pas publikimit të bashkëpunimin me Ledri Vulën në dhjetor të 2018-ës, reperja Tayna mesa duket po përgatitet për një tjetër projekt me No

Reperi më i ri i “On Records”, Read ka sulmuar Mozzik dhe Loredanën, në një intervistë për emisionin “Sevenbizz”.

Estela Ujka na ka emocionuar të gjithëve ditën e sotme me rrëfimin e saj lidhur me betejën e fituar me tumorin.

Pothuajse e panjohur modelja e famshme Naomi Campbell, me një parruke me kaçurrela, syze piloti dhe një komplet ngjyrë kafe të lehtë, në

Këngëtarja sharmante Zaimina Vasjari në janar të vitit që lamë pas u bë nënë për herë të parë.

Reperja Danielle Bregoli e cila po ngjit majat e suksesit çdo ditë me anë të muzikës, ka vendosur që të hapë një biznes, me të cilin thot

Diva e muzikës pop, Madonna mund të jetë pjesë e festivalit të muzikës Eurovision 2019 që do mbahet në maj në Tel Aviv.

Rita Ora është një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare që po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.