Kur shikon personazhin tënd të preferuar shqiptar në televizion apo revista, është paska e vështirë të besosh se ato kanë qenë njerëz, që bënin punë të zakonshme. Por edhe yjet më të mëdha duhet që ta nisin nga diku për të arritur në majë të karrierës!

Pavarësisht se je kameriere, kasiere apo një shitës, shanset janë që të paktën një nga imazhet e famshme ka bërë të njëjtën punë të lodhshme dikur, si ty sot.

Morali i historisë? Mund të jeni mërzitur nga puna juaj në “fast-food”, por nuk e dini kurrë se çfarë mundësish do t’ju ofrohen, kështu që jini në fokusuar në ëndrrat e tuaja, sepse talenti juaj do t’ju shpërblejë një ditë.

Labinot Gashi – Kamerier

Sot është një nga moderatorët më të njohur në Kosovë, por Labinot Gashi dikur ka punuar si kamerier. Ai ka rrëfyer se paguhej mirë për shkak të bakshisheve që u linin.

Gjiko – Kamarier dhe stomatolog

Sipas DJ Blunt, reperi shqiptar Gjiko dikur ka qenë kamerier dhe bënte sanduiçë me proshutë. Në studion e emisionit “Xing me Ermalin”, Gjiko u pyet në lidhje me këtë çështje dhe deklaroi:

“JO SANDUIÇË NUK KAM SHITUR, POR MUND TË TA BËJ NJË SANDUIÇ SHUMË TË MIRË PA PROBLEM!”.

Gjithashtu ai ka përfunduar studimet për Stomatologji.

Genta Ismajli – Kasiere

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli ka treguar se puna e saj e parë kur jetonte në Amerikë ka qenë kasiere.

“KUR MBUSHA 16 VJEÇE, FILLOVA PUNËN TIME TË PARË. ISHA KASIERE NË AMERIKË TEK NJË DYQAN. POR MË VONË MË LARGUAN NGA PUNA”, TREGOI KËNGËTARJA PËR “XING ME ERMALIN”.

Erion Veliaj – Shitës fiqsh

Kryebashkiaku u kujtoi banorëve te zona e Pazarit të Ri në dhjetor të 2017-s, kohën kur ai ishte i vogël dhe shiste fiq në treg. Ai e përdori historinë e tij me fiqtë, për të theksuar se secili, pavarësisht të kaluarës, mund të arrijë gjithçka nëse punon.

“PËR TË GJITHË ATA QË KANË SHITUR TEK PAZARI I RI NË VITET ’92,’93,’94, E MBAJNË MEND ATË ÇUNIN QË SHISTE FIQ. KËSHTU QË NË QOFTË SE NJËRI QË SHISTE FIQ TEK PAZARI I RI BËHET KRYETAR BASHKIE, ÇDO KALAMA I QYTETIT TONË MUND TË BËHET KRYETAR BASHKIE, DEPUTET, PRESIDENT, PRESIDENTE. UNË BESOJ FORT QË NËSE NE RRISIM NJË QYTET ME DASHURI, NE MUND TA KEMI QYTETIN E ËNDRRAVE TONA”, THA ERION VELIAJ.

Edi Rama – Pedagog dhe piktor

Kryeministri Rama fillimet e karrierës së tij i pati me artin. Ai ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe piktor. Ndër arritjet e tij kujtojmë se, ai hapi një ekspozitë në Gjermani në vitin 1992, së bashku me piktorin Vlladimir Grilon.

Sali Berisha – Kardiolog

Karriera e tij politike ka shumë arritje, por para se të bëhej kryeministër i vendit, Sali Berisha ishte një nga mjekët më të mirë kardiolog. Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.

Maja – Punonte në fabrikë

Këngëtarja e njohur ka kujtuar në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” kohën kur ajo ka emigruar në Gjermani, ku në moshë fare të vogël ajo është përballur me shumë vështirësi.

"SHKOVA PËR SHKOLLË DHE ATY MË ADOPTOI NJË ZONJË NË GJERMANI, EDHE PSE ISHA MBI MOSHË, MBI 18 VJEÇE. FILLOVA DUKE PUNUAR, DUKE PASTRUAR, NË FABRIKË NË TEATËR ETJ. PUNA MË E VËSHTIRË QË KAM BËRË KA QENË NË FABRIKË. ISHTE PUNË MONOTONE. MË MIRË TË JEM NË MAL TË MBLEDH ÇAJ, SESA TË BËJ NJË PUNË MONOTONE. KAM PUNUAR 2 MUAJ ATY", RRËFEU KËNGËTARJA E NJOHUR.

Dua Lipa – Kameriere

Këngëtarja me origjinë shqiptare foli për “SPIN Magazine” për një periudhë të vështirë, në të cilën i është dashur të punojë për të siguruar para, për të bërë muzikë.

“ISHA KAMERIERE NË NJË RESTORANT MEKSIKAN DHE PËR MË TEPËR NUK MË PËLQEN FARE USHQIMI I TYRE. ATY TË GJITHË ISHIN TË DEHUR DHE MË NGACMONIN ME LLOJ-LLOJ FJALËSH”, THA LIPA.

Noizy – Përleshje në rrugë

Pasi u zhvendos në Londër me familjen, në moshën e adoleshencës, Nioizy nisi që të ishte pjesë e përleshjeve të rrugës, në lagjen ku jetonte. Ai ishte shumë i suksesshëm dhe dilte gjithmonë fitimtar.

Samir Mane – Shitës orësh dhe kambist

Ai është një ndër personat më të pasur në Shqipëri. Saimir Mane ka rrëfyer për moderatorin Blendi Fevziu vitin e kaluar se e ka nisur karrierën duke shitur ora të përdorura. Ndërsa në emisionin "Xing me Ermalin" u shpreh se kishte punuar edhe kambist.

Sinan Hoxha – Furrxhi

Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm por në fillimet e tij, puna që bënte nuk kishte aspak lidhje me skenën. Sinani ka zbuluar se dikur zotvronte një furrë buke: "Kam punuar furrxhi, bëja bukë."

Gent Haziz – Në ndërtim

Aktori i humorit dhe moderatori Gent Hazizi, zbuloi në emisionin "6 ditë pa Ermalin" në 2016-n për të kaluarën e tij në emigrim. Ai foli me shumë sinqeritet se ka bërë punë të ndryshme, përfshirë edhe ndërtimin. Hazizi deklaroi se edhe pse punonte në ndërtim e ka gjetur kohën për të realizuar pasionin e tij duke performuar çdo të premte dhe të shtunë, pa pagesë në lokale në Itali, "Stand Up".

Albano Bogdo – Kamerier

Aktori i njohur i humorit të "Apartamentit 2 XL", Albano Bogdo tregoi në maj te 2016-s rrugëtimin e tij të vështirë drejt famës. Si u bë nga kamarier në një personazh publik me më shumë se 100 mijë fansa.

“PO JU THEM NJË SEKRET. PARA 5 VJETËSH NUK MË NJIHTE ASKUSH DHE ËNDËRROJA NJË DITË TË BËHESHA AKTOR I FAMSHËM. NË FB KISHA 120 MIQ DHE FEMRAT NUK MA PRANONIN KËRKESËN PËR SHOQËRI (AS SHOQET E KLASËS). PUNOJA KAMARIER OSE BANAKIER KU TË MUNDJA DHE LEKËT MEZI MË DILNIN PËR KAFE DHE PËR CIGARE. SOT, MU BËNË 100 MIJË LIKE NË “FANPAGE”. E DI QË NË BOTËN QË JETOJMË NUK JANË ASGJË…KA KËNGËTARE NË SHQIPËRI QË KAQ I BËJNË NË DITË, POR PËR MUA ËSHTË SHUMË DOMETHËNËSE, SEPSE NUK KAM BLERË ASNJË. JANË TË GJITHË NJERËZ TË VËRTETË…”, SHKROI AI NË “FACEBOOK”.

Hetem Ramadani – Çoban

Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i habiti të gjithë kur zbuloi në mars të këtij viti se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.

“MEQE BABAI IM KA QENË NJË NDËR TREGTARËT MË TË MËDHENJ NË ISH-JUGOSLLAVI, U MERRTE ME SHITJE-BLERJE TË QINGJAVE, DHENVE, KAFSHËVE. UNË KAM QENË BARI OSE ÇOBAN, KJO KA QENË PUNA E PARË, POR E BËJA PA PARA. KAM KULLOTUR DERI NË 10 MIJË QINGJA, DELE NË LIVADHET E DRENICËS”, TREGOI BIZNESMENI NË EMISIONIN “XING ME ERMALIN”.

Agron Llakaj – Në ndërtim dhe minierë

Ai ka nisur të punojë kur ishte vetëm 13 vjeç por jo në televizion. Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka punuar kur ishte shumë i ri në ndërtim dhe më pas në minierën e qymyrit në Memaliaj.

Ermal Mamaqi – Shitës cigaresh

Në një intervistë prekëse për Arjan Çanin, Ermal Mamaqi ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë. Ai ka zbuluar se pas pezullimit nga puna të së ëmës, Ermali vetëm 12 vjeç, është detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.

Andrra Destani – Modele

Para se të bëhej bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha dhe biznesmene e një dyqani, Andrra ishte modele. Profesion të cilin e la për t'iu përkushtuar lidhjes dhe më pas familjes./Iconstyle