Chelsea nuk mjaftohet me ngjyrën blu në fushë por tenton të mbulojë edhe lojtarët me ngjyrë të vertetë blu.

Yjet e ekipit të Abramovich u zhveshën për t’u veshur me bojë për fushatën e re të Adidas, gjigand i cili sponsorizon fanellat e reja të skuadrës.

Në fushë lojtarët mund të dallohen lehtë por në këtë foto duhet pak ndihmë.

Në qendër të fotos mund të njihen Mata si më i shkurtër dhe Terry si kapiteni i ekipit, por dy të tjerët intrigojnë shumë.

I pari nga e majta është Demba Ba ndërsa i treti(me kokën lart) është Fernando Torres.

Nëse David Luiz njihet nga modeli flokëve, ai që përpiqet të godasë me një rofeshatë është Eden Hazard.

“Më pëlqeu të jem pjesë e kësaj dite, jam gati të jap çdo gjë për këtë klub dhe për të treguar pasionin tim si pjesë e “bluve” të Londrës” deklaroi David Luiz pas përfundimit të videos së Adidas.