Nicole Scherzinger nënshkruan marrëveshje miliona dollarëshe për t'u rikthyer te "Pussycat Dolls"

17/09/2019 - 12:00

Këngëtarja Nicole Scherzinger fitoi famë si liderja e grupi të vajzave "Pussycat Dolls" duke shitur 15 milionë albume dhe 40 milionë këngë në të gjithë botën.

Prej kohësh "Pussycat Dolls" është ndarë, por duket së kemi lajme të reja një nga grupet më të famshme në botë, pasi raportohet se Nicole ka nënshkruar një marrëveshje për tu rikthyer tek grupi jashtëzakonisht popullor.

Daily Mail shkruan se 41-vjeçarja nënshkroi marrëveshjen miliona dollarëshe për t'u bashkuar me vajzat në një turne të madh në të gjithë botën. Gjithashtu raportohet se ato kanë biseduar për të sjellë këngë të reja.

'Pussycat Dolls' përbëhet nga Nicole, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Wyatt. Grupi u formua në vitin 2003 por u nda në 2009 mes spekulimeve mbi mosmarrëveshje mes vajzave për "sundimin" e Scherzinger në grup.

Por duket se vajzat i kanë lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe raportohet se do të rikthehen fuqishëm. Mësohet se grupi do të njoftojë turneun e tyre në muajt e ardhshëm dhe pritet të fillojë në vitin 2020.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.