Këngëtarja Rita Ora publikoi disa ditë më parë hitin "Only want you", në klipin e të cilit shfaqet e veshur si kameriere.

Rita vendoi të ndajë me fansat disa imazhe nga kënga për ta promovuar atë, ndërsa shkruan: "Porosini! Video 'Only want you' është gati. Mos harroni ti lini bakshish kamarieres suaj".

Kënga u publikua më 6 mars dhe ka siguruar 3 milionë klikime në YouTube.