Sot në rubrikën “Për drekë me mua”, në “E diela shqiptare” kanë qenë të ftuar këngëtarja Artiola Toska, Pirro Çako dhe Mirela Milori.

Dhe drekën ua kishte shtruar këngëtarja, Artiola Toska në shtëpinë e saj. Sakaq Blerina Bombajt nuk ju durua dhe e ka ngacmuar Pirron dhe e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje.

Pirro ka thënë se në këtë jetë askush nuk ka lindur për të qenë vetëm, ndërsa pranoi se aktualisht është në një shoqëri shumë të mirë.

Ai tha se shpreson që kjo të vazhdojë për shumë gjatë, ndërsa Blerina i tha duke qeshur: “Nuk po të pyes për emrin”.