Ai është një prej reperëve më të suksesshëm shqiptarë, që çdo këngë kthehet në hit e postimet e tij në Instagram nuk kalojnë asnjëherë pa u komentuar.

Po flasim për Noizyn i cili shpesh herë na sjell në vëmendje fiksimin e tij për këngëtaren me famë botërore, Rihannën, pasi i komenton në foto të ndryshme në Instagram, duke e quajtur edhe ‘nuse’.

Mirëpo postimi i fundit i Noizyt, i ka habitur të gjithë fansat. Ai ka publikuar mbrëmjen e kaluar në profilin e tij në Instagram një foto selfie të Rihannës, duke i uruar të gjithë fansave natën e mire, çka ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit.