Në media kohët e fundit është përfolur se Noizy është në një lidhje dashurie, por reperi i njohur nuk e ka konfirmuar edhe as mohuar këtë gjë.

Megjithatë diçka duhet të ketë ndodhur me Noizy-n, i cili në postimet e tij të fundit duket më romantik se kurrë.

I ulur në karrige dhe duke vështruar hënën që ngjan si një topth i zjarrtë është përshkrimi i fotografisë që ka publikuar, ndërsa sipër saj qëndron diçitura: "Për ty do t’i mblidhja gjithë tingujt e kitares".

Nuk dihet se për kë është ky dedikim, por mesa duket e ka rritur interesin e ndjekësve të reperit, përfshi edhe mikun e tij Ermal Mamaqi, i cili i ka shkruar me shaka: "Për mu vlla"?