Noizy është një nga reperët më të prefuar të rinisë shqiptare. Atë e shohim të mbingarkuar me koncerte sidomos në këtë periudhë të vitit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Së fundmi ai ka performuar në qytetin e Durrësit, ku ishin mbledhur shumë fansa të reperit që ‘elektrizoi’ skenën.

“Shkatërrohet Durrësi” shkruan Noizy sipër videove që shpërndau në rrjete sociale, ku shfaqi atmosferën e krijuar në klub.