Këngëtari Robert Berisha dhe partnerja e tij Nora Istrefi, i kanë dhënë fund lidhjes bashkëshortore në mënyrë zyrtare. Teksa prej kohësh përfliteshin në portale se dyshja kishin konlikte në çift, ka qenë Roberti ai që ka marrë iniciativën të bëjë gjithçka publike. 

Në një status në rrjetet sociale, Roberti shkruan se martesa e tij me Norën ka marrë fund dhe se i uron asaj gjithë të mirat. Këngëtari shkruan më tej se bashkë kanë shumë kujtime të bukura për 13 vite, dhe se asaj i ka borxh jetën, por tashmë nuk janë më partnerë.

Në fund, Berisha shkruan se ata do të jenë gjthmonë shokë të mirë dhe prindërit e Renesë.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..
Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet  permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, shkruan Robert Berisha krahas fotos ku dyshja shihen me të bijën në karrocë. 

Një lajm tronditës kanë mësuar tashmë të gjithë fansat e çiftit, të cilët do mësohemi të mos i shohim më bashkë…